Pamje: Milot Rashica me asist të bukur për Icardin, Galatasaray në epërsi ndaj Ankaragucu
Galatasaray ka kaluar herët në epërsi ndaj Ankaragucu, me golin e Mauro Icardit, që u asistua nga anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Zhvillohej minuta e shtatë kur Rashica harkoi në zonë, me Icardin që shënoi në mënyrën më të mirë për rezultatin 1:0.
🚨 GOAL | Ankaragucu 0-1 Galatasaray | Mauro Icardipic.twitter.com/ErgUdsSZUB
— VAR Tático (@vartatico) May 30, 2023
Ky asist i Rashicës dhe gol i Icardit, nëse rezultatet e sotshme në Superligën e Turqisë përfundojnë kështu, do të thotë se Galatasaray do të shpallet kampione e Turqisë.