Pamje: Liverpooli me epërsi të dyfishtë ndaj Leicesterit në 45 minutat e para - NACIONALE

Pamje: Liverpooli me epërsi të dyfishtë ndaj Leicesterit në 45 minutat e para

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Premierligës, me rezultatin 2:0 që përfundoi pjesa e parë.

Ishte një aksion i bukur, që nisi nga portieri Alisson dhe disa kombinime të bukura, me topin që erdhi në këmbët e Courtis Jones, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 33-të për 1:0.

Vetëm pak minuta më pas, po i njëjti futbollist, shënoi edhe për 2:0, ku u asistua Mohamed Salah.

Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë të plota në këtë takim, por me qëllime të ndryshme. Liverpooli synon top katërshen, ndërsa Leicester rrezikon rënien nga Premierliga.

Lajme të ngjashme