Pamje: Lionel Messi e shënon golin e 800-të në karrierë me një gjuajtje të lirë mahnitëse - NACIONALE

Pamje: Lionel Messi e shënon golin e 800-të në karrierë me një gjuajtje të lirë mahnitëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi e ka shënuar golin e 800-të në nivelin e lartë të futbollit, duke i ndihmuar Argjentinës ta mposhtë Panamanë 2:0 në ndeshjen e parë të tyre qëkur e fituan Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi 35-vjeçar i Paris Saint-Germainit është bërë vetëm lojtari i dytë me këtë arritje të madhe pas Cristiano Ronaldos.

Messi i shënoi 672 gola në 17 sezone me Barcelonën dhe 29 gola për PSG-në.

Ai i ka shënuar 99 gola me Argjentinën, dy prej të cilave në finale të Kupës së Botës.

Kapiteni i Argjentinës shënoi gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 89-të në stadiumin Monumental de Nunez në Buenos Aires, pasi Thiago Almada e shënoi thyer akullin me golin e parë 11 minuta më herët.

Messi do ta ketë mundësinë ta shënojë golin e 100-të me kombëtare kur Argjentina të përballet me Curacaon të martën.

Messi Magjik

Kjo është një arritje tjetër në një karrierë të jashtëzakonshme gjatë të cilës ai e ka fituar pothuajse çdo trofe të madh, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve, 10 tituj në La Liga, Kupën e Amerikës dhe, më në fund në dhjetor, Kupën e Botës.

I njohur si njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e sportit, Messi e ka fituar Topin e Artë – i cili i jepet lojtarit më të mirë të vitit në futbollin evropian – shtatë herë, dy herë më shumë se Ronaldo dhe më shumë se çdo kush tjetër në histori.

Trofeu i vetëm i madh për të cilin Messi ka luajtur dhe nuk e ka fituar deri tani është Kupa e Francës.

Numri prej 35 trofeve me Barcelonën, të cilës iu bashkua në moshën 13 vjeçe, e bën atë lojtarin më të dekoruar në historinë e klubit spanjoll dhe ai jo befasisht është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari me më së shumti paraqitje (778).

Ai po ashtu ka shënuar më shumë gola (474) dhe ka dhënë më shumë asiste (192) se çdo lojtar tjetër që ka luajtur në La Liga dhe e mban rekordin për më së shumti gola në një sezon të vetëm në ligën elitare spanjolle – 50 gola në 37 ndeshje gjatë sezonit 2011/12.

Ai ka më së shumti het-trika në La Liga (36).

Derisa Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 140 gola, Messi – i cili i ka 129 – ishte lojtari i parë që i shënoi pesë gola në një ndeshje në këtë garë, ndërsa arritja e tij si lojtari që ka shënuar gol 18 vite radhazi në garën elitare evropiane është e pakrahasueshme.

Çfarë i ka mbetur Messit të arrijë?

Nëse vazhdon të luajë dhe nuk lëndohet, Messi do t’i bëjë 900 paraqitje me klube sezonin e ardhshëm dhe me siguri se do të shënonte në sezonin e tij të 20-të radhazi elitar.

Ai tashmë është lojtari me më së shumti paraqitje për Argjentinën (172) dhe është vetëm një gol larg 100 golave për kombëtaren. Gabriel Batistuta është i dyti dhe shumë larg me 56 gola në 78 ndeshje.

Vetëm Ronaldo (118) dhe Ali Daei, i cili i ka shënuar 109 gola për Iranin nga viti 1993 deri më 2006, kanë shënuar më shumë gola se Messi për kombëtaret.

Lajme të ngjashme