Pamje: Kryevepër nga mesfushori i Llapit, shënon nga gjysma e fushës
Francisco Rivera ka shënuar një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e 1/8 e finales të Kupës së Kosovës, që skuadra e tij, Llapi, po e zhvillon në "Përparim Thaçi" në Prizren.
Absolutisht magjeps është treguar mesfushori meksikan i Llapit, Francisco Rivera, në golin e tij që realizoi në fund të pjesës së parë kundër Lirisë.
Me ta pranuar topin në minutën e 41', nga thuajse gjysma e fushës ai paraboloi portierin vendës, duke shënuar kështu një gol që ishte thjesht një kryevepër në vete. Pamjet e shpërndara nga drejtorit për futboll në "Artmotion", Arlind Sadiku, flasin më së miri për madhështinë e këtij goli.
Ky gol e përmbysi edhe rezultatin, pasi Llapi kaloi në epërsi në shifrat 1:2. Kujtojmë se vendësit përmes Liridon Fetahut të parët kishin zhbllokuar rezultatin. Megjithatë, llapjanët shumë shpejt u këndellën, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me kapitalin e një goli epërsi.