Pamje: Koha kur Granit e Taulant Xhaka thoshin se dëshira e vetme e tyre ishte të luanin për Kosovën - NACIONALE

Pamje: Koha kur Granit e Taulant Xhaka thoshin se dëshira e vetme e tyre ishte të luanin për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Taulant dhe Granit Xhaka, dy vëllezërit me prejardhje nga Kosova, që luajnë për Kombëtare të ndryshme (Shqipërinë dhe Zvicrën), në vitin 2008 thoshin se dëshira e vetme e tyre ishte të luajnë për Kosovën në të ardhmen.

Në një video të publikuar nga komentatori i RTK-së, Arben Berisha, të para 15 viteve, shihen Graniti si 16-vjeçar dhe Taulanti si 17-vjeçar duke shprehur dëshirën e tyre, ndonëse kjo dëshirë nuk u bë kurrë realitet.

Why do the Xhaka brothers play for different countries? Arsenal ace Granit starring for Switzerland at World Cup 2022 but older sibling Taulant represented Albania

Në pyetjen se ku dëshirojnë të luajnë në të ardhmen, Taulanti asokohe tha se dëshiron të luajë për Kosovën, pasi që nënë dhe babë i kanë shqiptar dhe mohonte se kishte interesim nga Kombëtarja e Shqipërisë, që më vonë e mori në skuadër.

“Dëshira ime është të luajë për Kosovën, nuk ka pas interesim nga Kombëtarja e Shqipërisë. Dua të luajë për Kosovën se babë e nënë i kemi shqiptarë.”

Graniti që tashmë është kapiten në Kombëtaren e Zvicrës, thoshte se pavarësisht se ku ka lindur, dëshira e tij është Kosova, për arsyen e njëjtë, sepse është shqiptar.

“Edhe unë dëshiroj të luaj për Kosovën. Edhe pse jam i lindur atje, ma mirë është këtu edhe jam shqiptar dhe dua të luaj për Kosovën.”

Kujtojmë se Graniti vazhdon të paraqitet suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare edhe me skuadrën, ndërsa vëllai i tij, Taulanti, që nga viti 2019 nuk është paraqitur më për Shqipërinë dhe momentalisht luan për gjigantin zviceran, Baselin.

Lajme të ngjashme