Pamje: Harroni penalltinë e Sakas, Luis Suarez dështon edhe më keq për Gremion - NACIONALE

Pamje: Harroni penalltinë e Sakas, Luis Suarez dështon edhe më keq për Gremion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luis Suarez kishte një debutim për t’u harruar për Gremion në kampionatin brazilian, pasi e gjuajti njërën prej penalltive më të këqija në karrierën e tij.

Suarezi është njëri prej golashënuesve më të mirë në epokën moderne, por edhe më të mirët gabojnë nganjëherë – posaçërisht nga pika e bardhë.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës debutoi në ligë për klubin brazilian Gremio të dielën, por e humbi penalltinë në fitoren 1:0 kundër Santosit.

Goditja e tij nga njëmbëdhjetë metra shkoi shumë lart mbi portë, por Gremio kishte tashmë epërsinë e një goli falë Joao Pedros që kishte shënuar paraprakisht në pjesën e parë.

Suarez, i cili është 36 vjeç tani, iu bashkua Gremios në dhjetor.

Gjatë karrierës së tij në Evropë, Suarezi i shënoi 111 gola për Ajaxin, 82 për Liverpoolin dhe 198 për Barcelonën.

Sulmuesi enigmatik u rikthye në atdheun e vet në vitin 2022 dhe i ndihmoi klubit Nacional ta fitojë kampionatin vendor, duke e nderuar fanellën ku kishte nisur hapat e parë.

Dështimi i Suarezit nga penalltia nuk i kushtoi skuadrës së tij megjithatë, pasi goli i Pedros ishte i mjaftueshëm për t’i fituar tri pikët e plota kundër Santosit.

Lajme të ngjashme