Pamje: Haaland i pandalshëm, shënon golin e 32-të në Premierligë
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Leicester Cityt në pjesën e parë, për të çuar epërsinë në 3:0 dhe tani ka realizuar plot 32 gola në 28 paraqitje, që do të thotë se tani është vetëm dy gola larg rekordit të Andy Cole që kishte regjistruar në sezonin 1993/94.
Goli i parë nga norvegjezi u shënua nga penalltia në minutën e 13-të për 2:0, pasi paraprakisht John Stones kishte hapur llogarinë me një gol të bukur në minutën e pestë.
Ndërsa golin e dytë personal dhe të tretin për Manchester Cityn, 22-vjeçari e shënoi nga loja e rregullt në minutën e 25-të, kur u asistuar bukur nga Kevin De Bruyne.
Të njëjtin rekord e kishte barazuar Alan Shearer një vit më vonë, por askush deri më tani nuk ka arritur ta tejkalojë dhe Haaland ka mundësinë e artë, duke parë që janë edhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar.