Pamje: De Bruyne ndëshkon Arsenalin, Manchester City kalon në epërsi
De Bruyne ka shënuar për epërsinë e Manchester Cityt 1:0 kundër Arsenalit.
Në minutën e 25-të Manchester City ka arritur ta gjejë golin e epërsisë kundër Arsenalit, në sfidën që mund të përcaktojë shumë fatin e titullit kampion.
Pas një gabimi që bëri mbrojtësi japonez Tomiyasu, i menjëhershëm ishte ndëshkimi që bëri ylli belg, De Bruyne. Ai me anë të një parabole shënoi nga rreth 25 metra distancë, duke përfituar edhe nga dalja e portierit.