Pamje: David Beckham qan para arkivolit të Mbretëreshës, priti 12 orë në rresht
Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura, David Beckham, është parë me lot në sy teksa shkoi tek arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II. Ai priti 12 orë që t’i vijë radha për t’u përshëndetur për herë të fundit me arkivolin e Mbretëreshës.
Ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua mijërave njerëzve që prisnin të shihnin Mbretëreshën të shtrirë në arkivol të premten. Në fakt, Beckham, 47 vjeç, iu bashkua rreshtave të gjata në orët e hershme të mëngjesit për të nderuar personalisht.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Balmoral javën e kaluar në moshën 96-vjeçare, me homazhe që vërshuan nga e gjithë bota. Një numër i madh njerëzish kanë shkuar në Westminster Abbey për ta parë atë përpara se të bëhet funerali zyrtarë të hënën.
Legjenda e Manchester Unitedit nuk iu dha privilegj i veçantë dhe pranoi se kishte shpresuar gabimisht se mbërritja në orën 2 të mëngjesit do të kishte nënkuptuar që ai të kishte anashkaluar radhët e gjata. "Mendova se duke ardhur në orën 2 të mëngjesit do të ishte pak më e qetë. E kisha gabim. Të gjithë e kishin parasysh këtë," tha ai për ITV.
"Njerëzit këtu janë të gjitha moshave. Ishte një zonjë 84-vjeçare që ecte përreth. Ishte një zotëri 90-vjeçar që ecte përreth. Të gjithë duan të jenë këtu për të qenë pjesë e kësaj eksperience dhe për të festuar atë që Madhëria e saj ka bërë për ne”.
Much excitement as David Beckham came by he has been queuing for more than 12 hours with everyone @BBCNews pic.twitter.com/MzGuI5q1C1
— Tanya Hines (@newsroomgirl) September 16, 2022
Pasi arriti në Abbey, një Beckham emocionues u kap në transmetimin e drejtpërdrejtë të dedikuar duke fshirë lotët nga sytë e tij. Ndërsa ishte në radhë me vëzhguesit e tjerë, ai kujtoi momentin e veçantë që iu dha një OBE (titull i lartë në mbretërinë britanike) në vitin 2003.
"Një moment i veçantë që do ta kujtoj gjithmonë është marrja e OBE-së time," shtoi ai." Mora me vete gjyshërit e mi, të cilët ishin ata që më rritën të bëhesha pro mbretërisë dhe fans i familjes mbretërore.
“Kam edhe gruan time atje dhe kemi nderin së bashku t’i flasim Madhërisë së saj. Jam me fat që kam pasur momente të tilla në jetë.”
"Të jesh pranë Madhërisë së saj. Të gjithë mund të shohim dashurinë që po tregohet se sa e veçantë ishte dhe trashëgiminë që ajo la pas. Është një ditë e trishtuar, por është një ditë për ne që të kujtojmë trashëgiminë e pabesueshme që ajo ka lënë."

Me radhët që shtriheshin për kilometra të tëra, Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport konfirmoi se persona të tjerë do të ndaloheshin të bashkohen. "Southwark Park ka arritur kapacitetin. Hyrja do të ndalet për të paktën 6 orë. Na vjen keq për çdo shqetësim," thuhet në deklaratë.