Pamje: Castellanos shënon edhe golin e tretë ndaj Real Madridit
Girona është duke e mposhtur Real Madridin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për La Liga, ndërsa Valentin Castellanos ka shënuar het-trik deri më tani, me golin e fundit që shënoi me të filluar pjesa e dytë.
Dy golat e parë i shënoi në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 12-të për 1:0, pastaj në minutën e 24-të për të dyfishuar rezultatin, me golin që shënoi ndër këmbët e portierit Lunin.
Vinicius arriti ta ngushtonte rezultatin duke shënuar në minutën e 34-të për 2:1.
Por, me të filluar pjesa e dytë në skenë doli sërish Casetllanos, që shënoi golin e tretë personal apo siç njihet ndryshe het-trik për rezultatin momental 3:1.