Pamje: Australia shokon Francën, gjen golin e epërsisë
Australia ka kaluar shpejt në epërsi kundër Francës në kuadër të ndeshjes së parë që po zhvillojnë këto dy kombëtare në Grupin D.
Në minutën e 9-të ishte një pasim tokazi nga këndi i djathtë i Leckie ai që gjeti të lirë në zonë Goodwin, i cili nga afër shpiu topin në rrjetë për 0:1.
Ky ishte aksioni i parë i rrezikshëm që zhvilloi Australia, pasi në fillim mbizotërimi në lojë nga Franca ishte i qartë.
Asnjë dyshim nuk pati për pozitë jashtë loje. Goli u konfirmua. Kështu që, për Francën ndërlikohet gjithçka që në fillim të ndeshjes.