Pamje: Arsenali shënon dy gola të shpejtë ndaj Forest, Saka i jashtëzakonshëm - NACIONALE

Pamje: Arsenali shënon dy gola të shpejtë ndaj Forest, Saka i jashtëzakonshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë, duke çuar rezultatin në 2:0 ndaj Nottingham Forest, pas vetëm 33 minutave lojë të zhvilluar.

Zhvillohej minuta e 26-të, kur Gabriel Martinelli bëri një veprim të shkëlqyer me topin, duke depërtuar në hapësira të ngushta, për të asistuar për Eddie Nketiah, i cili shënoi shumë bukur për ta çuar skuadrën e tij në epërsi 1:0.

Në fakt ky ishte vetëm rasti i parë në drejtim të portës i krijuar nga topçinjtë, që deri në atë minutë e patën shumë të vështirë ta thyenin skuadrën e Forestit.

Për të dyfishuar epërsinë u kujdes Bukayo Saka, që shënoi gol vërtetë shumë të bukur nga distanca, i asistuar nga William Saliba.

Lajme të ngjashme