Pamje: Aksion spektakolar i Interit, Dimarco tund portën e Milanit
Federico Dimarco ka kaluar në epërsi skuadrën "zikaltre" në finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit.
Shumë shpejt Interi ka arritur ta gjejë golin e epërsisë. Një gol i tillë erdhi në minutën e 10-të përmes mbrojtësit italian Dimarco.
Pas një aksioni shumë të mirë që ndërtoi skuadra e Inzaghit, gjithçka u finalizua në formë të shkëlqyer. Barella gjeti shkëlqyeshëm të lirë Dimarcon, i cili nga afërsia dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur kështu Tatarusanun.
Kjo finale po zhvillohet në Arabinë Saudite, më saktësisht në stadiumin “King Fahd Stadium”. Inter vjen pas një forme më të mirë që po gëzon në kampionat gjatë kësaj periudhe kohore. E njëjta nuk mund të thuhet për Milanin, që ka lëshuar pikë në mënyrë foshnjërake.
Sa i përket Superkupës së Italisë, klubi që mban primatin me më së shumti trofe të fituar është Juventusi, gjegjësisht me 9 sosh.
Pas “Zonjës së Vjetër” pason Milani me 7 trofe, Interi me 6, Lazio me 5, Napoli dhe Roma me nga 2 sosh, e kështu me radhë.
Për të dy skuadrat kjo finale vlen mjaft, meqë do të mund të konsiderohej si trofeu i parë sezonal i fituar. Që të dy ekipet milaneze i pret një periudhë e ngjeshur me ndeshje në kompeticione të shumta.
Veçanërisht muaji shkurt do të jetë mjaft i rëndësishëm, meqë të dy ekipet do t’i testojnë forcat në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales. Deri atëherë, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet në fjalë, kjo finale është një paragjellë e mirë për ta vënë në provë edhe formën që gëzojnë momentalisht.