“Nuk kam shumë për të thënë” – Beckham me reagim emocional pas golit debutues të Messit për Inter Miamin
David Beckham, i cili është njëri nga pronarët e Inter Miamit, ka pranuar se mbeti pa fjalë me golin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në minutën e 94-të në fitoren kundër Cruz Azul në kuadër të Ligës së Kupës.
Bashkëpronari i Inter Miamit, Beckham, e shikoi transferimin e tij më të madh ndonjëherë në një goditje dënimi të bukur të minutës së fundit për t'i dhënë skuadrës së tij një fitore 2:1 ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligës. Goli ishte i ngjashëm me atë të shënuar nga vetë Beckham, kur Anglia barazoi 2:2 me Greqinë në vitin 2001, që ishte gjithashtu në minutën e fundit.
Duke folur për MLS Season Pass, përmes Daily Mail, Beckham tha: "Të jem i sinqertë, sapo e pashë goditjen e lirë të dhënë, mendova, 'Kjo është mënyra se si duhet të përfundojë'. Sidomos kur keni lojtarë si Leo dhe Sergio [Busquets] në fushë – kjo është ajo që ata japin normalisht në fushë. Është kaq emocionuese sonte për tifozët tanë. Të gjithë këta njerëz, që kanë zbritur këtu për të parë Leon vetëm duke shkelur në fushë - e lëre më të bëjë atë që ka bërë. Gjithashtu, paraqitja e Sergio ishte e jashtëzakonshme. Por ju e dini se është një ëndërr e realizuar për të gjithë në këtë stadium për ta parë Messin të paraqitet. Nuk kam shumë fjalë për të thënë."

Debutimi i Messit u shikua nga shumë yje të profesioneve të ndryshme në stadium, duke përfshirë Kim Kardashian dhe LeBron James, të pranishëm për të parë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Inter Miamit.
