“Nuk e kam problem” – Pavarësisht polemikave në MLS, Messi thotë se nuk e pengon terreni me bari artificial - NACIONALE

“Nuk e kam problem” – Pavarësisht polemikave në MLS, Messi thotë se nuk e pengon terreni me bari artificial

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi, ka insistuar se është i gatshëm çdo herë të luajë qoftë në terrene me bari artificial, ashtu edhe në natyral, duke i thënë fund polemikave në MLS se fituesi i Kupës së Botës do të dëshironte të shmangte fushat me bari sintetik.

Supozohej se Messi do të shmangte të luante në terren artificial pas kalimit në MLS. Gjashtë skuadra në ligë përdorin një sipërfaqe të fushës hibride që përzien barin e vërtetë me fibra sintetike – një kombinim që thuhet se lidhet me një rrezik në rritje të dëmtimeve. Por Messi pohoi se do të ishte i gatshëm të luante në fusha sintetike në muajt e ardhshëm.

Messi Miami Union 2023

"Kam biseduar me shokët e skuadrës që kanë qenë këtu shumë më gjatë dhe madje ata vuajnë dhe nuk mësohen me [Miamin]," tha Messi. “E njëjta gjë për barin artificial, ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam luajtur në bar artificial, por kam luajtur në të si lojtar i akademisë dhe nuk e kam problem të luaj në atë lloj sipërfaqeje”.

Messi Spiderman Inter Miami 2023

Inter Miami ka të paktën dy ndeshje të mbetura në terren artificial, duke udhëtuar në Atlanta më 16 shtator dhe në Charlotte më 21 tetor. Asnjëra skuadër nuk ka treguar nëse do të ishte e gatshme të ndryshonte sipërfaqen e lojës, pavarësisht thirrjeve nga komisioneri i MLS, Don Garber për ta bërë këtë.

Lajme të ngjashme