Një djal i ri në Vlorë shqyen flamurin e Serbisë gjatë transmetimit të ndeshjes
Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund të Gjermanisë, në kuadër të Euro 2024. Kjo është ndeshja e parë që po zhvillon kombëtarja e Shqipërisë.
Jo vetëm në Gjermani, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë organizuar duke shikuar ndeshjen në ambiente të ndryshme.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar video nga Vlora, ku një ndjekës i ndeshjes është ngritur në këmbë dhe ka hequr flamurin e Serbisë nga vargu ku ishte renditur me flamujt e shteteve të tjera të Euro 2024.