Newcastle rikthehet në Ligën e Kampionëve pas plot 20 viteve - NACIONALE

Newcastle rikthehet në Ligën e Kampionëve pas plot 20 viteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle United me barazimin 0:0 ndaj Leicester Cityt para pak minutash, ka siguruar edhe matematikisht një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kështu për t’u kthyer në garën më të fortë evropiane pas plot 20 viteve, me vitin 2003 kur ishte hera e fundit që morën pjesë.

‘Laraskat’ e dominuan takimin në shtëpinë e tyre me posedim të topit prej 77%, teksa pati shumë raste shënimi, duke goditur tre herë shtyllën gjatë 90 minutave, teksa rrezikoi që të pësonte në të paktën në dy raste pas kundërsulmeve të mysafirëve.

Rasti më i mirë në ndeshje padyshim që ishte ai i minutës së 40-të kur Callum Wilson dështoi të shënonte nga afërsia, duke goditur shtyllën në pothuajse portën e zbrazur.

Newcastle vs Leicester - chaos in the box as Wilson hits the post and has a shot cleared off the line. 40’
by u/Sal21G in soccer

Ndërsa në minutën e 71-të edhe Bruno Guimaraes qëlloi shtyllën nga një afërsi prej jo më larg se një metri nga goli, duke humbur mundësinë që ta çojë skuadrën e tij në epërsi.

Newcastle vs Leicester - Guimaraes incredible miss . 71’
by u/Sal21G in soccer

Nick Pope u tregua hero në rastin e vetëm në drejtim të tij në përfundim të takimit, duke pritur shumë bukur.

Me rezultatin 0:0, përfundoi takimi dhe Newcastle duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë në Ligën e Kampionëve, pas plot 20 viteve, ndërsa Leicester City rrezikon seriozisht rënien nga Premierliga, me një xhiro të mbetur deri në fund.

Kujtojmë se në sezonin 2002-03, Newcastle United doli e dyta në grupin E në fazën e parë grupore, për t’u eliminuar në fazën e dytë grupore, pasi sistemi atë kohë në Ligën e Kampionëve ishte më ndryshe nga sot.

Lajme të ngjashme