Ndryshon data dhe koha e ndeshjes Arsenal – Chelsea, topçinjtë të pakënaqur e kritikojnë policinë
Arsenali nuk është i lumtur aspak pasi ndeshja e tyre në kuadër të Premierligës kundër Chelseat është shtyrë për tri ditë. Për këtë topçinjtë me anë të një deklarate kanë fajësuar policinë metropolitane, pasi sipas tyre ky ndryshim i vonshëm do t’iu shkaktojë probleme mbështetësve të tyre.
Ndeshja e Arsenalit në Premierliglë me Chelsean është zhvendosur nga ora 18:30 e shtunës së 29 prillit, në mbrëmjen e së martës, më 2 maj, me njoftimin që vjen pak më shumë se dy javë para ndeshjes. Topçinjtë kanë shprehur zhgënjimin e tyre për ndryshimin dhe ndikimin tek tifozët, në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.
"Ky ndryshim është bërë si rezultat i rishikimit të pozicionit të Policisë Metropolitane për policimin e ndeshjes," thanë topçinjtë. “Pasi punuam për të gjetur një zgjidhje me Policinë Metropolitane, ne jemi shumë të zhgënjyer me ndikimin dhe problemet që ky ndryshim i ndeshjes do t'u shkaktojë mbështetësve tanë, veçanërisht pasi kjo ndeshje ishte miratuar fillimisht të luhet të shtunën në mbrëmje.

Mbështetësit besnik të Arsenalit dhe Chelseat kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke kritikuar vendimin për të ndryshuar datën dhe kohën e zhvillimit të ndeshjes.
"Ne jemi thellësisht të zhgënjyer që një ndeshje e konfirmuar është zhvendosur pasi të dy klubet, transmetuesi, Grupi Këshillues i Sigurisë dhe policia e kishin konfirmuar atë më herët," thanë ata. "Kjo është një fyerje për ata mbështetës që do të marrin pjesë."
Arsenal v Chelsea has been postponed & re-arranged with 18 days notice.
— AST (@AST_arsenal) April 11, 2023
A joint statement from us and the @ChelseaSTrust @WeAreTheFSA #FansFirst #LastMinuteChange #Unacceptable #UnfairOnFans pic.twitter.com/PFE7AocBqz
Ndeshja e radhës e Arsenalit është kundër West Ham në Premierligë të dielën, ndërsa Chelsea zhvillon nesër ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
