Ndryshim planesh te Real Madridi, duan rikthimin e Brahim Diazit
Real Madridi do t'i ofrojë sulmuesit Brahim Diaz një rinovim të kontratës dhe planifikon ta mbajë në skuadër për edicionin e ardhshëm.
23-vjeçari është huazim te AC Milan që nga viti 2020 dhe skuadra italiane po dëshiron ta kompletojë blerjen.
Sidoqoftë, Diaz ka kontratë me Real Madridin deri më 2025 dhe madrilenët duan t'ia vazhdojnë qëndrimin edhe për se paku dy vite tjera qëndrimin në "Santiago Bernabeu", raporton "Relevo".
Spanjolli që shumë shpejtë mund ta ndryshojë kombësinë për të luajtur për Algjerinë gjithashtu thuhet se ëndërron rikthimin në La Liga, dëshirë që mund t'i plotësohet edicionin e ardhshëm.

Duke marrë parasysh se e ardhmja e yjeve si Luka Modric dhe Marco Asensio është e paqartë, atëherë mund të ketë vend për lojtarin në ekipin e parë.
Milan në anën tjetër do të provojë ta transferojë, por vendimi përfundimtar do t'i takojë Real Madridit.
Diaz kaloi te Real Madrid nga Man City në vitin 2019 duke shënuar dy gola në 21 paraqitje. Te Milan ai ka bërë 105 paraqitje duke kontribuar me 16 gola dhe 10 asistime në proces.
Milan është shumë pranë të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Tottenhamin me rezultat 1:0 falë golit të Diaz.