Ndeshjet e së vërtetës: Sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Evropianit
Sot edhe zyrtarisht do të nisin përballjet e së vërtetës në kampionatin Evropian 2024.
Dy derbi, me katër kombëtare jashtëzakonisht të forta të cilat synojnë një vend në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 18:00 dhe përballen dy kombëtaret me formën më të mirë në këtë Evropian: Spanja dhe Gjermania.
Kurse, dueli tjetër çerekfinal zhvillohet mes Francës dhe Portugalisë nga ora 21:00.
Secila ndeshje më e mirë se tjetra, më e paparashikueshme se tjetra. Ndeshjet e vërteta për tifozët e vërtetë të futbollit.