Ndeshjet e Premierligës do të ndërpriten në mënyrë që lojtarët myslimanë të bëjnë iftar në fushë - NACIONALE

Ndeshjet e Premierligës do të ndërpriten në mënyrë që lojtarët myslimanë të bëjnë iftar në fushë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshjet e së martës në Premierligë do të ndërpriten shkurtimisht për lojtarët myslimanë të cilët janë duke agjëruar.

Nëse klubet kanë kërkuar ndërprerjen e ndeshjes para se ajo të fillojë, atëherë gjyqtari do të sinjalizojë për një pushim të shkurtër, në mënyrë që t’ua mundësojë lojtarëve myslimanë të pinë dhe hanë skaj fushës.

Ndeshja e Evertonit kundër Tottenhamit u ndërpre në minutën e 26-të për t’i lejuar lojtarët që ishin me ramazan të hanin dhe pinin shkurtimisht.

Tre lojtarë myslimanë ishin në fushë gjatë asaj ndeshjeje në Goodison Park.

Treshja e Evertonit Abdoulaye Doucoure, Amadou Onana dhe Idrissa Gueye bënë iftar jashtë vijës anësore të fushës me leje të gjyqtarit mbrëmë.

Loja nuk ndalet derisa është duke u zhvilluar, por në çastin më të përshtatshëm kur ka ndonjë rivënieje fundore, gjuajtje të lirë apo rivënie anësore.

Ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes do të bisedojnë paraprakisht nëse është e nevojshme një pushim i tillë i shkurtër dhe për kohën kur duhet të ndodhë përafërsisht.

Meqë ndeshjet e sotme fillojnë me perëndimin e diellit, atëherë do të kërkohet që to të shtyhen për pak minuta, në mënyrë që lojtarët të bëjnë iftar.

Ndeshja e Chelseat kundër Liverpoolit nis në orën 21:00, pak para perëndimit të diellit.

Lajme të ngjashme