“Ndeshja nuk duhet të zhvillohet”, huliganët rumunë bojkotojnë ndeshjen kundër Kosovës
Huliganët rumunë “Honor et Patria”, kanë bojkotuar ndeshjen e Rumanisë kundër Kosovës.
Një ndër grupet më nacionaliste janë të bindjes se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet, shkaku që Rumania s’e njeh shtetin e Kosovës.
Përmes një komunikate zyrtare, huliganët rumunë kanë njoftuar se nuk do të shfaqen në “National Arena” për përballjen kundër “Dardanëve”.
“Duke marrë parasysh vendimin në fillimin e kualifuesve, ne bojkotojmë dy ndeshjet e të ashtuquajturës kombëtarja e Kosovës, ne nuk do të shfaqim në stadium të martën”.
“Sidoqoftë, ne duam të apelojmë mbështetësit që do të hynë në stadium, të mbështesin grupin dhe të vërtetën edhe nëse nuk i përshtatet mafisë UEFA. Për Rumaninë, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohej asnjëherë”, raporton "GSP.ro".
Rumania është duke hasur probleme me tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës, pasi deri më tani kanë shitur vetëm 20 mijë bileta.
Duke marrë parasysh se stadiumi nacional i tyre ka mbi 55 mijë ulëse, ku rreth 50 mijë tifozë ishin të pranishëm ndaj Izraelit është një dallim i madh për ndeshjen e të martës mbrëma.
