NBA play-offs: Lakers dhe Celtics e nisin me fitore, Warriors me humbje - NACIONALE

NBA play-offs: Lakers dhe Celtics e nisin me fitore, Warriors me humbje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boston Celtics, Los Angeles Lakers, Sacramento Kings, Denver Nuggets, Los Angeles Clippers, Philadelphia 76ers, Miami Heat dhe New York Knicks i kanë fituar ndeshjet e para të play-off në NBA.

Boston Celtics shënuan fitore ndaj Atlanta Hawks me rezultat 112-99. Në shënimin e pikëve dominuan Celtics me 47.7%, gjithashtu edhe në trepikësh dhe gjuajtjet e lira. Celtics pjesën e parë dominoi me 40 pikë epërsi e në pjesën e dytë Hawks u munduan të këndellen por pa fat kundër ekipit të zjarrtë të Bostonit. Lojtari më meritor i kësaj ndeshjeje ishte Jaylen Broën me 29 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime.

Lideri i konferencës lindore Milwaukee Bucks pësoi humbje nga Miami Heat me rezultat 130-117. Lojtari kryesor i Bucks Giannis Antetokounmpo u lëndua në shpinë në çerekun e parë dhe u detyrua të lë ndeshjen me vetëm gjashtë pikë të shënuara. Megjithatë Heat zhvillua lojë të shkëlqyer me një dominim prej 59.5% në gjuajtje dhe një lojë të shkëlqyer ekipore. Lojtari më meritor nga ana e Heat u zgjodh Jimmy Butler me 35 pikë, pesë kërcime dhe 11 asistime.

Los Angeles Lakers triumfuan ndaj vendit të dytë të konferencës perëndimore Memphis Grizzlies me rezultat 128-112. Lakers dominuan 3/4 të ndeshjes çerekun e parë dhe të gjithë pjesën e dytë me 54% të ndeshjes në trepikësh dhe gjuajtje të lira. Puna ekipore e Lakers ishte jashtëzakonisht e mirë, të shkathët dhe më të mirë në bllokim. LeBron James së bashku me Anthony Davis shkëlqyen me më shumë se 40 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime së bashku.

Golden State Warriors pësuan humbje në ndeshjen e parë të playoff ndaj Sacramento Kings me rezultat 123-126. Padyshim ndeshja më interesante e natës së mbrëmshme dhe jo rezultati që donin Warriors pasi që Kings ishin më të mirë në trepikësh dhe gjuajtje të lira po ashtu edhe më të shkathët në vjedhjen e topave. Lojtari më meritor nga ana e Kings u zgjodh De’Aaron Fox me 38 pikë, pesë asistime dhe një kërcim.

Lideri i konferencës perëndimore Denver Nuggets mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultat 109-80. Nuggets dominuan 64% të ndeshjes në në trepikësh, gjuajtje të lira, asistime dhe vjedhje të topave. Wolves ishin më të mirë vetëm në bllokada por jo që i ndihmuan për të mposhtur epërsinë prej 29 pikëve. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Nikola Jokic me 13 pikë, gjashtë asistime dhe 14 kërcime.

New York Knicks shënuan fitore ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 101-97. Një ndër ndeshjet më interesante të natës përballja mes dy skuadrave të konferencës lindore. Cavaier ishin më të mirë në trepikësh, asisitme dhe blloka por nuk ishin shumë të saktë në gjuajtjet e lira dhe në shënime por as në vjedhjen e topave që i kushtoi në shënimin e pikëve të fundit nga Knicks. Lojtari i ndeshjes nga ana e Knicks u zgjodh Julius Randle me 20 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

Los Angeles Clippers shënuan fitore 115-110 ndaj Phoenix Suns. Ndeshja u dominua nga Clippers në pjesën e parë dhe Suns në pjesën e dytë. Të dyja ekipet kishin kohën e tyre në këtë përbalje por më të shkathët u treguan Clippers ku edhe triumfuan. Të dyja ekipet ishin të dobëta në trepikësh por Clippers më të mirë në gjuajtjet e lira dhe Suns më të mirë në gjuajtje me 47% dhe asistime por nuk ishte e mjaftueshme për të triumfuar në fund. Lojtari i ndeshjes u zgodh Lawhi Leonard me 38 pikë, pesë asistime dhe pesë kërcime.

Brooklyn Nets pësuan në shtëpi ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 101-121. 76ers dominuan të dyja pjesët e ndeshjes, me tepikësh, 100% gjuajtjet e lira 16 të shënuara nga 16. Më të shkathët në vjedhjen e topave (14), në asistime (32) , në blloka dhe në kërcime. Lojtari i ndeshjes së parë triumfues të 76ers u zgjodh James Hraden me 23 pikë, 13 asistime dhe katër kërcime. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme