NBA: Lakers dështojnë sërish të fitojnë kundër Clippers
Të mërkurën mbrëma u zhvillua xhiroja e radhës drejt kurorës në NBA. Los Angeles Lakers pësuan humbje ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 118-125.
Lakers nuk kanë shënuar fitore ndaj Clippers që nga koha e Covid-19 kur edhe u kurorëzuan kampionë dhe nuk e arritën ta bëjnë këtë as natën e mbrëmshme. Dy ekipet e Los Angeles luftuan kokë për kokë në çdo çerek, fillimi nuk ishte i mirë për Lakers por në pjesën e dytë u këndellën, megjithëse ishte vonë.
Kawhi Leonard u zgjodh lojtari i ndeshjes me 28 pikë, shtatë kërcime, katër asistime dhe katër trepikësh.
Boston Celtics shënuan fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 97-93. Ndeshja kryesisht u dominua nga Celtics të cilët u këndellën nga humbja kundër 75ers dy net më parë. Në gjuajtje të lira më të mirë ishin Raptors duke shënuar 13 nga 17 tentime, por humbën shumë trepikësh duke shënuar vetëm 6 nga 33 tentime, që ishte një ndër gjërat që ndikuan në humbjen e tyre. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Malcolm Brogdon me 29 pikë, pesë kërcime, tre asiste dhe katër trepikësh.
Lideri i Konferencës Lindore Milwaukee Bucks shënuan fitore ndaj Chicago Bulls me rezultat 105-92. Liderët ishin më dominues gjatë të dyja pjesëve me një epërsi prej më shumë se 10 pikëve. Të dyja ekipet shënuan 9 nga 11 gjuajtje të lira, Bulls ishin më të dobët në trepikësh por më të mirë në asistime. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Jrue Holiday me 20 pikë, tetë kërcime, 15 asistime, dy nga 3 vjedhjet e topave sa kishin si ekip dhe katër trepikësh.
Memphis Grizzlies pësuan humbje ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 131-138. Vendi i dytë i Konferencës Perëndimorë pësoi humbje nga vendi i tetë i po të njëjtës konferencë. Pelicans me këtë fitore rrezikojnë Lakers që të qëndrojnë në vendin e shtatë pasi që ata pësuan natën e mbrëmshme. Grizzlies janë dy pikë para Kings të cilët gjithashtu pësuan humbje. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Herbert Jones duke thyer rekordin e karrierës 35 pikë dhe pesë trepikësh, shtatë kërcime dhe tre bllokada.
Sacramento Kings pësuan nga Dallas Mavericks me rezultat 119-123. Ndeshja ishte e luhatshme në çerekun e parë që Mavericks e fituan me një epërsi në një pikë. Në pjesën e dytë Mavericks ishin shumë më të mirë dhe triumfuan këtë ndeshje. Kyrie Irving u zgjodh lojtari ndeshjes me 31 pikë, katër kërcime, tetë asistime dhe gjashtë trepikësh.
Playins në Konferencën Lindore:
New York Knicks triumfuan ndaj Indiana Pacers me rezultat 138-129
Washington Wizards pësuan nga Atlanta Hawks 116-134
Brooklyn Nets shënuan fitore ndaj Detroit Pistons 123-108. /Orselina Lazraj/