Napoli i jep leksion Cremoneses, "blindon" kreun e Seria A - NACIONALE

Napoli i jep leksion Cremoneses, "blindon" kreun e Seria A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitoren e radhës në shtëpi, këtë herë si nikoqir i Cremoneses, në kuadër të xhiros së 22-të në Seria A.

"Napolitanët" zhvilluan një tjetër ndeshje të shkëlqyer në kampionatin italian duke fituar me rezultat 3:0.

Ishte talenti Khvicha Kvaratskhelia që me një goditje precize kaloi Napolin në epërsi (22').

Dominimi i vendasve vazhdoi me dyshen Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen që kishin disa raste të shkëlqyeshme, por u mungoi finalizimi.

Në pjesën e dytë, pas një asistimi perfekt të Kim Min-Jae, sulmuesi Victor Osimhen e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:0 (65').

Ndërkohë, maqedonasi Elijf Elmas vulosi fitoren pas një tjetër asistimi të Di Lorenzos (79').

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër sfidë të shkëlqyer duke ndihmuar ta mbajnë portën e paprekur.

Me këtë fitore, Napoli "blindon" kreun me 59 pikë, plot 16 mbi Interin që renditët në pozitën e dytë, derisa Cremonese vazhdon të qëndrojë në fund me tetë sosh.

Në xhiron e radhës, Napoli është mysafir i Sassuolos, derisa Cremonese do të përballet me Torinon.

Lajme të ngjashme