Nagelsmann pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë, ish-trajneri i Bayern Munich pranon ulje të madhe të pagës - NACIONALE

Nagelsmann pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë, ish-trajneri i Bayern Munich pranon ulje të madhe të pagës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, është gati për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë deri në EURO 2024, me trajnerin gjerman që ka pranuar ulje page, pasi përfundimisht ka ndërprerë kontratën me bavarezët.

Ish-trajneri i skuadrës më të suksesshme gjermane, i cili kishte një kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2026, edhe pse u largua nga ata në mars, thuhet se ka marrë lejen nga kampionët e Bundesligës pasi tani është gati për t'iu bashkuar kombëtares gjermane si trajner i tyre deri në Euro 2024, sipas Bild.

Julian-Nagelsmann

Raportimi më tej thotë se trajneri do të pranojë një ulje të madhe të pagës për t'u bashkuar me ekipin kombëtar pasi ai do të marrë rreth 4 milionë euro paga nga DFB (federata gjermane e futbollit). Shuma është dukshëm e ulët në krahasim me atë që ai do të kishte marrë nëse do të ishte nën kontratë me Bayernin që ishte 20 milionë euro deri në vitin 2026, që i takonin si dëmshpërblim për shkarkimin muaj më parë.

Thomas Muller Germany France 2023

Nagelsmann dhe DFB kanë rënë dakord në parim dhe detajet përfundimtare të kontratës së tij do të finalizohen në ditët në vijim. Ndeshja e tij e parë në krye të Gjermanisë mund të jetë kundër ShBA-së në një miqësore më 14 tetor.

Lajme të ngjashme