Munishi sërish eskalon me të shara ndaj trajnerit serb, ndërpritet emisioni për disa minuta - NACIONALE

Munishi sërish eskalon me të shara ndaj trajnerit serb, ndërpritet emisioni për disa minuta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ismet Munishi nuk e ka ndër mend t'i matë fjalët në drejtim të trajnerit serb, pasi ai ofendoi shqiptarët duke i sharë me nënë. Për shkak të sharave të trajnerit Munishi u ndërpre edhe emisioni "Dueli Botëror".

Kur po i afrohej fundi i emisionit, udhëheqësit e tij u desh që ta ndërpritnin atë, për shkak se Ismet Munishi esklaloi sërish me gjuhë vulgare, duke sharë prapë me robë trajnerin serb.

Emocionet e sfidës Zvicër - Serbi po vazhdojnë akoma. Në rastin e trajnerit Munishi duket se është tepër e vështirë që ta përmbajë veten.

Ndërkohë emisioni shkoi për disa minuta në reklama. Kujtojmë se Munishi edhe në fillim të emisionit shau me robët trajnerin serb, Stojkovic.

Lajme të ngjashme