Mourinho i përgjigjet kritikave të Cassanos: Të paktën dikush prej nesh punon - NACIONALE

Mourinho i përgjigjet kritikave të Cassanos: Të paktën dikush prej nesh punon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, iu ka dhënë përgjigje kritikave të Antonio Cassanos, i cili tha për trajnerin portugez se nuk i intereson futbolli dhe nuk i pëlqen puna që bën.

Tensioni ka qenë i fryrë prej disa kohësh dhe shpërtheu sërish këtë javë kur Cassano kritikoi Mourinhon gjatë paraqitjeve të tij në BoboTV me Christian Vierin.

Cassano thotë se Mourinhos “nuk i intereson futbolli, gjithçka është vetëm kinema për të” me konferenca për shtyp dhe gjeste pranë vijës anësore.

Pas fitores së sotme 1:0 si mysafir ndaj Torinos që vendosi verdhekuqtë në vendin e tretë në tabelën e Serisë A, Mourinho ka dhënë një përgjigje.

Mourinho disintegra Cassano: Nell'Inter non ha vinto nemmeno la coppa di Lombardia

“Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre dhe të bëjnë kritikat e tyre, por kur flasim për të tjerët, siç bën Antonio, është ndryshe”, tha ‘Special One’ në një konferencë për shtyp.

“Disa prej nesh punojnë në futboll, ai thjesht dëshiron të kënaqet. Cassano ka luajtur për Romën, Interin dhe Real Madridin. Në Madrid ai mbahet mend vetëm për xhaketën e tij. Me Romën ai fitoi një Superkupë pa luajtur. Në Inter ai nuk e arriti as Kupën e Lombardisë në një miqësore.”

“Ju e dini se çfarë kam fituar me Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem me mua, unë nuk kam problem me të. Unë do t'i them Cassanos vetëm një gjë: kujdes Antonio, sepse ti je 40 vjeç dhe unë jam 60, nganjëherë shfaqen tipat si Marko Livaja dhe më pas bëhet gjithçka e vështirë”, përfundoi portugezi.

'Xhaketa' i referohej një veshje me gëzof që Cassano kishte veshur kur mbërriti për herë të parë për të nënshkruar me Real Madridin.

Sa i përket referencës së Livajës, ka pasur zëra se dy lojtarët janë përplasur gjatë një seance stërvitore kur ishin bashkë te Interi.

Nuk është e qartë se si e dinte këtë Mourinho, duke pasur parasysh se ai kurrë nuk ka punuar me Cassanon në skuadrat e tij.

Lajme të ngjashme