Milani e konfirmon: Florenzi operohet me sukses, jashtë fushave për pesë muaj - NACIONALE

Milani e konfirmon: Florenzi operohet me sukses, jashtë fushave për pesë muaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Italisë, AC Milan, e ka konfirmuar se mbrojtësi Alessandro Florenzi është jashtë fushave të blerta për afër pesë muaj, pasi iu nënshtrua një operacioni në tendinin e sipërm të hamstringut.

Reprezentuesi italian u lëndua në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Sassuolos dhe ishte e nevojshme gjithsesi operimi.

AC Milan make final decision on Florenzi - AC Milan News

Kuqezinjtë për Florenzin e konfirmuan në rrjetin social Twitter, ku u tha:

“AC Milan mund të konfirmojë se Alessandro Florenzi, gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, pësoi një dëmtim të rëndë në bicepsin e kofshës së tij të majtë, për të cilin u nevojit ndërhyrje kirurgjikale.

“Operacioni u krye këtë mëngjes nga profesori Lasse Lempainen në Finlandë, me doktorin e klubit të AC Milan, Dr Stefano Mazzoni, i pranishëm.

“Kirurgjia ishte e suksesshme dhe Alessandro do të kthehet nesër në Itali për të filluar procesin e rehabilitimit. Vlerësohet se ai do të shërohet plotësisht në pesë muaj.”

Dëmtimi ndodhi gjatë barazimit të skuadrës së tij me Sassuolon dhe ishte e qartë se nuk bëhej fjalë për diçka të thjeshtë.

Bashkëlojtarët e tij te Milani, mbanin fanellën e tij në çdo gol të shënuar në derbin kundër Interit, në fitoren 3:2.

Pas lëndimit që i la keq në krahun e mbrojtjes, kuqezinjtë me dy ditë të mbetura në afatin kalimtar veror u detyruan të arrijnë marrëveshje me Barcelonën për mbrojtësin amerikan, Sergino Dest, i cili erdhi në formë huazimi me mundësi blerje për 20 milionë euro.

Florenzi është 31-vjeçar tani dhe ishte pjesë e skuadrës së Italisë që triumfuan në Kampionatin Evropian 2020, që u mbajt vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai është produkt i akademisë së Romës, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, ndërsa u dërgua në huazim edhe te Crotone, Valencia dhe Paris Saint-Germain, pasi lëvizja e tij në Milan të bëhej përfundimtare në korrik të këtij viti.

Roma Negotiating Alessandro Florenzi Sale to Valencia - Chiesa Di Totti

Mbrojtësi anësor italian ka 253 paraqitje në Serie A për të gjitha skuadrat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar 29 herë për bashkëlojtarët e tij.

Ndërsa me Kombëtaren italiane debutoi si 21 vjeçar nën urdhrat e Cesare Prandellit dhe deri më tani numëron 49 paraqitje me skuadrën e parë, ku ka shënuar në dy raste dhe ka asistuar tre herë të tjera.

Lajme të ngjashme