Messi këmbëngul se është ‘rehat’ në PSG mes zërave për një largim të mundshëm
Kampioni i Botës dhe ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, thotë se ndihet shumë mirë në skuadrën e re, pas një sezoni shumë të vështirë në atë debutues, mes shumë zërave se argjentinasi mund të largohet në fund të sezonit.
Messi duroi një sezon të parë të vështirë në Paris, duke shënuar gjashtë herë dhe duke dhënë 14 asistime në Ligue 1. Por që atëherë ai e ka ngritur nivelin e tij të paraqitjeve, me 13 gola dhe 12 asiste në 21 ndeshje deri më tani këtë sezon. Argjentinasi e ka pranuar se i duhej një sezon për t’u ambientuar dhe tani po arrin më të mirën.
.jpeg?format=jpg)
Në një intervistë për kanalin e PSG-së në YouTube, Messi pranoi se është shumë më rehat në Paris: "E vërteta është se ndihem mirë. Vitin e parë e pata të vështirë të përshtatesha në Paris për arsye të ndryshme," tha fillimisht Messi. "Këtë sezon e nisa ndryshe, me shumë entuziazëm, shumë dëshirë. Jam më rehat me klubin, qytetin dhe gjithçka rreth Parisit."
Messi ka shijuar një sezon të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe duke treguar paraqitje mbresëlënëse me fanellën e PSG-së. Megjithatë, kjo eksperiencë mund të përfundojë këtë verë, me lojtarin të lidhur me një kalim në Barcelonë ose MLS, pas përfundimit të kontratës aktuale.

Sulmuesi 35-vjeçar do të bartë barrën kryesore të skuadrës, pasi PSG kërkon të përmbysë rezultatin prej 1:0 në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich. Kjo mund të jetë shansi i tij i fundit për lavdinë evropiane me fanellën e PSG-së.
