Mësohet arsyeja pse Xherdan Shaqiri nuk ishte titullar ndaj Brazilit
Sulmuesi Xherdan Shaqiri mungon në ndeshjen ndaj kombëtares së Brazilit shkaku i lëndimit në kofshë.
Pavarësisht që Shaqiri ishte ndër më të mirët në fitoren ndaj Kamerunit, ai është vetëm në stol ndaj Brazilit.
Mediumi më i njohur "Blick.ch" raporton se Shaqiri ka një lëndim në kofshë.
"Shaqiri ndjen një lëndim të lehtë në kofshë", shkroi mediumi.