Merr hov spastrimi në skuadrën e Chelseat
Spastrimi i skuadrës nga drejtuesit e Chelseat ka marrë hov, pasi një numër i madh i lojtarëve veçse janë larguar tashmë dhe një numër tjetër i konsiderueshëm do ta kenë të njëjtin fat.
Është vetëm çështje ditësh para se Kai Havertz dhe Mateo Kovacic të kalojnë edhe zyrtarisht në Arsenal dhe Manchester City, përkatësisht.

Mason Mount është prioritet i Manchester Unitedit, i cili sapo i ka bërë ofertë e tretë të përmirësuar për të. Chelsea po i kërkon rreth 70 milionë euro, ndërsa Unitedi nuk po ofron më shumë se 55 milionë euro duke qenë se kontrata e mesfushorit anglez në Stamford Bridge mbaron më 2024.
Chelsea ka nevojë për të siguruar të hyra nga shitjet, ta zvogëlojë faturën e pagave dhe ta kufizojë numrin e madh të lojtarëve skuadrën.
N’Golo Kante i është bashkuar edhe zyrtarisht tashmë Al Ittihadit në Arabinë Saudite dhe atij do t’i bashkohen në Saudi Pro League edhe bashkëlojtarët Edouard Mendy dhe Hakim Ziyech.

Joao Felix dhe Denis Zakaria do të kthehen nga huazimi në klubet e tyre përkatëse Atletico Madrid dhe Juventus.
Lojtarët që do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar janë:
Joao Felix
N’golo Kante
Denis Zakaria
Ki Havertz
Matteo Kovacic
Hakim Ziyech
Kalidou Koulibaly
Edouard Mendy
Pierre-Emerick Aubameyang
Romelu Lukaku
Callum Hudson Odoi
Mason Mount
Ruben Loftus-Cheek
Trevoh Chalobah
Conor Gallagher
Marc Cucurella