Mbappe reagon ndaj shkrimit të L’Equipe për shtyrjen e agjërimit të Ramazanit nga lojtarët e Kombëtares
Kylian Mbappe i hedhur poshtë pretendimet e gazetës franceze L’Equipe se ai ishte përfshirë në zgjidhjen e një mosmarrëveshje rreth agjërimit në ekipet kombëtare të Francës gjatë ndeshjeve të marsit.
Sipas të përditshmes franceze, lojtarët e Kombëtares A të Francës ishin pajtuar ta shtynin agjërimin deri pas ndeshjeve gjatë Ramazanit, por lojtarët e ekipit U21 nuk ishin pajtuar.
Mbappe ishte thirrur gjoja nga Federata e Futbollit e Francës në qendrën e tyre në Clairefontaine për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj mosmarrëveshjeje, të cilën ylli i PSG-së e ka mohuar plotësisht tani.
“Ju lutem mos e vendosni emrin tim në shkrimet tuaja dhe kontrolloni burimet tuaja, natën e mirë”, shkroi Mbappe në Twitter mbrëmë.
Évitez de mettre mon nom dans vos salades et vérifiez vos sources svp…
— Kylian Mbappé (@KMbappe) May 11, 2023
Bonne soirée 👍🏽 https://t.co/ltxDriB15L
L’Equipe shkroi dje se federatën franceze e kishte kapur paniku gjatë grumbullimit të ekipeve të saj kombëtare në mars, pasi një grup lojtarësh kishin kërcënuar me grevë.
Stafi i federatës i kishte këshilluar ata ta shtynin agjërimin e Ramazanit. Disa lojtarë jomyslimanë ishin pajtuar të mos hanin drekë ekipore në shenjë respekti për bashkëlojtarët e vet myslimanë.
Për shkak të mospajtimeve rreth kësaj, sipas të përditshmes franceze, Mbappe ishte thirrur nga hierarkia për të gjetur një zgjidhje si kapiten i Kombëtares A. Sulmuesi i PSG-së, që është i afërt me disa lojtarë të ekipit U21, gjoja i kishte bindur të rinjtë që mos ndërmerrnin veprime kolektive.
Franca U21 pësoi disfatë të rëndë 4:0 kundër Anglisë U21 dhe barazoi pa gola me Spanjën U21 gjatë ndeshjeve miqësore në mars.