Mathias Pogba premton të ndajë informacione 'eksplozive' për vëllanë e tij dhe Mbappen në një video - NACIONALE

Mathias Pogba premton të ndajë informacione 'eksplozive' për vëllanë e tij dhe Mbappen në një video

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mathias Pogba ka thënë se do të publikojë informacione "eksplozive" në lidhje me vëllanë e tij futbollist, Paul, në një video të çuditshme të postuar në Twitter, të shtunën mbrëma.

Sipas Mathias, informacioni që ka për vëllanë mund të rezultojë me kthimin e shpinës ndaj tij të publikut, Juventusit dhe Kombëtares së Francës.

Më vonë në video, ai gjithashtu potencoi se ka "gjëra të rëndësishme" për të thënë për Kylian Mbappen.

Mathias në Paul Pogban, agjentin e ri të vëllait dhe Mbappen

"Publiku francezm anglez, italian dhe spanjoll, e tërë bota në fjalë të tjera, po ashtu edhe fansat e vëllait tim, dhe madje edhe skuadra e Francës dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait dhe sponsorët meritojnë të dinë disa gjëra", thotë Mathias në videon në fjalë.

"Në mënyrë që të merret një vendim i informuar nëse ai meriton admirimin, respektin dhe dashurinë e publikut.

"Nëse meriton vendin në skuadrën e Francës dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës. Nëse meriton të jetë startues për Juventusin.

"Nëse është një person në të cilin mund të vihet besimi".

Mathias pastaj hodhi në pikëpyetje integritetin e agjentes së re të vëllait dhe avokates, e cila ka marrë rolin pas vdekjes së Mino Raiola.

"Gjithashtu, ju do të dëgjoni edhe për Rafaela Pimenta", vazhdoi Mathias.

"Ne do t’iu japim një ide për integritetin dhe profesionalizmin e saj, besnikërinë, dhe nëse meriton të marrë përsipër ekipin e Mino Raiolas”.

Mathias pastaj përfundoi duke folur për superyllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

“Do t’iu tregoj gjëra të rëndësishme për të dhe do të ketë elemente dhe shumë dëshmi për t’i konfirmuar fjalët e mia”, tha Mathias për Mbappen.

“Gjithçka mund të jetë eksplozive dhe mund të bëjë shumë zhurmë”.

Shikoni më poshtë videon...

Përgjigjen avokatët e Pogbas

Kur flasim për një video bombastike, kjo duket se plotëson standardet, apo jo?

Avokatët e yllit të Juventusit i janë përgjigjur akuzave.

“Komentet e fundit të Mathias Pogbas në rrjetet sociale nuk janë befasi fatkeqësisht. Ato vijnë pas kërcënimeve që vijnë në formën e zhvatjes kundër Paul Pogbas”, ishte përgjigja e tyre direkte.

Edhe pse ata nuk folën për përmendjen e Mbappes, andaj nuk dihet saktësisht nga vjen përfshirja e tij.

Lajme të ngjashme