Mario Balotelli zbulon pse Jose Mourinho e kishte përzënë nga autobusi i ekipit dhe e kishte lënë në rrugë - NACIONALE

Mario Balotelli zbulon pse Jose Mourinho e kishte përzënë nga autobusi i ekipit dhe e kishte lënë në rrugë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mario Balotelli e ka pranuar se nuk është e lehtë të kesh punë me trajnerin Jose Mourinho, i cili e kishte dëbuar atë një herë nga autobusi i skuadrës së Interit gjatë kohës së tyre në Serie A.

Sulmuesi italian ka qenë shumë herë në ballinat kryesore të gazetave të sportit, shpesh si rezultat i grindjes me trajner që e kishin të vështirë ta përballonin lojtarin. Një prej tyre ishte edhe Mourinho, që gjithmonë kishte mosmarrëveshje me italianin për shkak se të dy ishin gjaknxehtë kur punonin së bashku në Inter.

Balotelli ka treguar për eksperiencën e tij në podcast-in Muschio Selvaggio se si një herë ata ishin kacafytur aq shumë saqë trajneri portugez e kishte lënë atë në mes të rrugës pas një ndeshjeje në udhëtim.

Nuk është e lehtë të kesh të bësh me një person si Mou, ashtu si me mua. Një herë në një udhëtim në Katania, patëm një grindje në autobusin që na dërgonte në aeroport. Më detyroi të zbres nga autobusi dhe më duhej të kthehesha në shtëpi me makinë”, zbuloi Balotelli.

Balotelli pranoi se shpesh i sillte telashe vetes – nga festimi i tij i famshëm “Why Always Me? Pse gjithmonë unë?” gjatë kohës sa ishte pjesë e Manchester Cityt - por ai beson se ndonjëherë është gjykuar padrejtësisht. .

Ai shtoi: “E di se kam bërë gabime, por është e vërtetë se vëmendja ka qenë gjithmonë te unë. Përveç karakterit tim dhe etikës së të qenit adoleshent, mendoj se statusi i të qenit lojtari i parë me ngjyrë në skuadrën e Italisë ka kontribuar që njerëzit të flasin gjithmonë për atë që kam bërë jashtë fushës. Pashë kolegët të bënin disa gjëra, nëse do të kisha qenë unë… (duke nënkuptuar se do të gjykohej nëse do e bënte ai.”

Balotelli tani është 32 vjeçar dhe aktualisht po luan në FC Sion në Zvicër, por me medaljet e tij të Serie A dhe Ligës së Kampionëve ai beson që mund të vazhdojë të luajë edhe për disa kohë.

Ai foli më shumë për planet e së ardhmes: “Mendoj se mund të luaj edhe për katër vite tjera në nivel të mirë. Kur të pensionohem, do të jem i lumtur me rrugën që kam zgjedhur. Mund të kisha bërë më shumë, por kam fituar gjithçka.”/Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme