Manchester Unitedi vendos të mos apelojë kartonin e kuq të Casemiros, ja pse? - NACIONALE

Manchester Unitedi vendos të mos apelojë kartonin e kuq të Casemiros, ja pse?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti anglez, Manchester United, ka vendosur të mos apelojë pezullimin prej katër ndeshjeve të Casemiros, pasi mesfushori brazilian mori karton të kuq në barazimin pa gola ndaj Southamptonit, por pse?

Manchester Unitedit iu dha një goditje e madhe në minutën e 34-të në ndeshjen e tyre ndaj Southamptonit të dielën pasi Casemiros iu dha kartoni i dytë i kuq i sezonit për një ndërhyrje ndaj Carlos Alcaraz. Mesfushori u ndëshkua fillimisht me të verdhë nga Anthony Taylor, por e pa kartonin e verdhë të përmirësuar në të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Kishte një pritje që Djajtë e Kuq do ta apelonin vendimin, por tashmë me anë të një komunikate e kanë konfirmuar se nuk do ta bëjnë këtë.

20230312 Casemiro

Në një deklaratë që ata lëshuan duke konfirmuar vendimin e tyre për të mos apeluar, u shpjegua se klubi mendonte se nuk kishte një shans që pezullimi të anulohej, kështu që ata vendosën të pranojnë fatin e tyre. Për shkak se Casemiro është përjashtuar tashmë një herë këtë sezon, në ndeshjen në shtëpi kundër Crystal Palace, teksa tani ai do të vuajë një dënim prej katër ndeshjeve.

Casemiro Manchester United 2022-23

Sipas rregullave të FA, nëse ata konsiderojnë se një apel për kartonin e kuq nga një klub është 'joserioz', ata mund të zgjasin dënimin e një lojtari. United me shumë gjasë ka marrë parasysh këtë rregull dhe është treguar e kujdesshme në paraqitjen e një apeli që ata nuk besonin se do të pranohej dhe për rrjedhojë do të krijonte një problem edhe më të madh për ta.

Lajme të ngjashme