Manchester City shënon fitore komode ndaj Leicesterit
Manchester City ka shënuar fitore komode dhe shumë të rëndësishme në ndjekje të liderit të Premierligës, Arsenalit, duke mposhtur Leicester Cityn 3:1 në Etihad Stadium.
Edhe në këtë ndeshje vendimtar me golat e tij ishte Erling Haaland, që shënoi dy të tillë, duke barazuar Mohamed Salah për më së shumti gola në një sezon, ndërsa për të thyer rekordin do t’i duhet t’i shënojë edhe dy gola, pasi me 34 të tillë prijnë Andy Cole dhe Alan Shearer.
Qytetarët shënuan shumë herët golin e epërsisë 1:0 me John Stones që shënoi shumë bukur nga distanca pesë minuta pasi filloi takimi.
Në minutën e 10-të takimit Wilfred Ndidi largoi me dorë topin nga zona e rrezikshme dhe pas një rishikimi të rastit në VAR, gjyqtari kryesor akordoi penallti, të cilën suksesshëm në gol e konkretizoi Haaland për 2:0 në minutën e 13-të.
Për golin e dytë personal të tij dhe të tretin për Cityn, Haaland shënoi në minutën 25-të, pasi u asistuar bukur nga Kevin De Bruyne, që ishte edhe goli i fundit për qytetarët në këtë takim.
Në pjesën e dytë një gol të vetëm e shënoi Leicester City me anë të Iheanacho në minutën e 75-të për rezultatin përfundimtar 3:1, ndërkohë Pep Guardiola vendosi t’i pushonte shumë prej lojtarëve kryesor, duke i zëvendësuar mjaft herët.
Ndeshja e radhës për Manchester Cityn është në Ligën e Kampionëve, ku do të udhëtojë te Bayern Munich për ndeshjen e kthimit më 19 prill, me rezultatin 3:0 që ka nga takimi i parë.