Malisheva e akuzon gjyqtarin Bejtullahu se ndikoi në disfatën e saj kundër Dukagjinit, duke e përfunduar ndeshjen para kohe - NACIONALE

Malisheva e akuzon gjyqtarin Bejtullahu se ndikoi në disfatën e saj kundër Dukagjinit, duke e përfunduar ndeshjen para kohe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Malisheva ka reaguar në faqen zyrtare, duke akuzuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Dukagjini – Malisheva, Mervan Bejtullahu. Sipas tyre, kur gjyqtari përfundoi ndeshjen para kohe ishte kulmi i të gjithave, por që tutje thuhet se ka pasur edhe situata tjera në këtë takim, ku janë ndihmuar klinasit.

Tutje FC Malisheva thotë se gjyqtari Bejtullahu nuk është i padëshiruar vetëm për ta, por edhe për Prishtinën e për Ferizajn.

Malisheva ende nuk ka siguruar mbijetesën, ndërsa Dukagjini po lufton për një vend në garat evropiane, dhe pretendimet e malishevasve janë se ishte një koordinim ndërmjet gjyqtarëve në fushë dhe atyre në VAR.

Klubi ka treguar se do të paraqesë ankesë zyrtare në FFK ndaj gjyqtarit, pasi sipas tyre kjo sjellje dëmton futbollin shumë.

Në faqen zyrtare në Facebook, FC Malisheva ka ndarë dy pamje nga ndeshja, për të cilat thotë se janë vetëm disa nga shumë.

Njëri nga rastet ka të bëjë me një goditje me grusht ndaj lojtarit malishevas, teksa rasti tjetër është sekondave të fundit të ndeshjes, kur Mervan Bejtullahu e përfundon ndeshjen para kohe, me 10 sekonda akoma për t’u luajtur.

Lajme të ngjashme