Luis Enrique nuk e fton Mbappen, Neymarin dhe Verratin në ndeshjen hapëse të PSG-së ndaj Lorientit - NACIONALE

Luis Enrique nuk e fton Mbappen, Neymarin dhe Verratin në ndeshjen hapëse të PSG-së ndaj Lorientit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti, janë lënë jashtë skuadrës nga Luis Enrique, për ndeshjen hapëse të sezonit të kampionit në fuqi ndaj Lorient.

Trajneri i PSG-së tregoi dorën e ‘fortë’ duke mos ftuar tre yjet e skuadrës për ndeshjen e sotme. Enrique kishte paralajmëruar se "veprimet e tij do të flasin për vendimet e mia" dhe ai me të vërtetë i ka qëndruar fjalëve pas duke lënë jashtë tre lojtarët.

Mbappes i është thënë se ai duhet të nënshkruajë një zgjatje kontrate, ose përndryshe rrezikon të jetë i ulur në stol për të gjithë sezonin 2023-24. Fituesi i Kupës së Botës 2018 mbetet i bindur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe do të largohet falas verën e ardhshme. Ndërkohë, Neymar dhe Verratti janë ndër pesë lojtarët, emra të mëdhenj që janë informuar se nuk janë pjesë e planeve të Enriques dhe janë të lirë të kërkojnë mundësi të reja, të dy të interesuar për të vazhduar në futbollin evropian apo edhe në MLS.

Mbappé, Verratti e Neymar esclusi dalle foto stagionali del Psg: addio sempre più vicino | Gazzetta.it

Ndërsa Mbappe i ka vendosur synimet për një lëvizje te Real Madridi, është raportuar se Neymar mund të bashkohet me Lionel Messin në MLS, me LAFC duke përgatitur një ofertë për brazilianin. Ndërsa, Verratti ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea pasi ka shmangur ofertat nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme