Luftëtari i MMA-së vdes pas një aksidenti me motor në Itali - NACIONALE

Luftëtari i MMA-së vdes pas një aksidenti me motor në Itali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luftëtari i arteve marciale (MMA), Iuri Lapicus, ka vdekur sot (të hënën) në Itali, për shkak të lëndimeve të pësuara nga një aksident me motor në javën e kaluar, këtë e ka konfirmuar promotori i tij për ESPN.

Promotori i One Championship tha se kjo vdekje për ta është tragjike dhe lutën për familjen e boksierit në këto kohë të këqija për ta.

“Ekipi i One Championship është zemërthyer për vdekjen tragjike të Iuri Lapicus. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të dashurit e tij në këto kohë të vështira.”

Iuri Lapicus dead at 27: MMA star dies after three-day coma following horror motorbike accident | The Sun

Sipas gazetës Milano Today, 27-vjeçari u përplas të premten me një automjet të drejtuar nga një 69-vjeçare në veriperëndim të Milanos dhe u transportua me helikopter në njërin nga spitalet e qytetit. Sipas raportimeve Lapicus ishte në gjendje kome deri më sot.

Lapicus i cili me origjinë ishte nga Moldavia por jetonte që nga mosha 15-vjeçare në Itali, ishte sfidues i titullit në One Championship dhe kishte një rekord prej 14 fitores e dy humbjesh.

Iuri Lapicus

Në vitin 2021 ai luftoi me ish-kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez, një meç që nuk pati fitues pasi përballja u ndërpre për shkak të grushteve në pjesën e pasme të kokës nga dy garuesit.

27-vjeçari së fundi luftoi në muajin gusht të vitit të kaluar, ku u mposht nga Zebaztian Kadestam. Para humbjes së parë, Lapicus kishte filluar karrierën në Pro MMA me 14 fitore të njëpasnjëshme.

Martial Arts Helped Iuri Lapicus Start A New Life Of Prosperity

Lajme të ngjashme