Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit - NACIONALE

Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Parisit pasi pësoi humbje në raundin e dytë.

Kosovarja e nisi për mrekulli duke shënuar fitore ndaj xhudistes nga Lituania, Migle Dudenaite me ippon, por pastaj dëshpëroi në raundin e dytë.

Ishte xhudistja franceze Chloe Buttigieg që e mposhti me një "uazari" për ta eliminuar përfundimisht nga ky turne.

Kështu, Kosova e mbyll garën më prestigjioze në xhudo me një medalje të fituar, atë të artë nga Distria Krasniqi.

Lajme të ngjashme