Lionel Messi: Vështirë që të luaj në Kupën e Botës 2026, e tëra varet nga karriera ime - NACIONALE

Lionel Messi: Vështirë që të luaj në Kupën e Botës 2026, e tëra varet nga karriera ime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi thotë se është vështirë që ai të jetë i pranishëm në Kupën e Botës 2026.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë fitoi Kupën e Botës "Katar 2022", duke qenë i jashtëzakonshëm gjatë tërë turneut, prandaj edhe mori çmimin e lojtarit më të mirë.

Sidoqoftë, vetë lojtari në një intervistë së fundmi për të përditshmen argjentinase "Diario Ole", bëri me dije se është shumë vështirë që ai të jetë i pranishëm edhe në turneun e radhës për Kupën e Botës shkaku i moshës.

"Nuk e di, gjithnjë e kam thënë se shkaku i moshës duket e vështirë për mua që të arrij. Dua të luaj futboll, më pëlqen çfarë bëj dhe për sa kohë do të jem mirë dhe ndihem rehat do të vazhdoj, por duket shumë larg deri te Kupa e Botës e radhës".

"Po të them nuk jam duke parashikuar ndonjë gjë. Shkaku i moshës dhe kohës duket e vështirë për mua. Por, do të varet se si shkon karriera ime. Tani do të mbush 36 vjeç, të shohim si do të shkojë karriera, kjo varet tek shumë gjëra", deklaroi ai.

Messit do t’i skadojë kontrata me PSG-në në verë, mirëpo u raportua së fundmi për një marrëveshje të arritur edhe për dy vite.

Në rast që një gjë e tillë dështon, atëherë shumë klube kanë shprehur interesim përfshirë Barcelonën, Inter Miami dhe disa nga Arabia Saudite (që duan ta bëjnë futbollistin më të paguar në histori të futbollit).

Ai po kalon një formë të jashtëzakonshme nën urdhrat e Christophe Galtier, derisa ka shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 asistime këtë edicion.

Lajme të ngjashme