Lionel Messi: Ja pse kthimi i ëndërruar në Barcelonë duket goxha i pamundur
Gjasat për kthimin e Lionel Messit në Barcelonë duken çdo herë e më të vogla me kalimin e ditëve.
Sulmuesit argjentinas, 35 vjeç, i cili është golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 672 gola në 778 ndeshje, po i skadon kontrata dyvjeçare me Paris Saint-Germainin dhe ai e ka një marrëveshje të re në tavolinën e klubit francez.
A mund të kthehet Messi në Barçë? Ai ka mundësi, nëse vendos të kthehet, plus ai do ta ofronte çdo lehtësirë në botë që kjo të ndodhë, sepse është i vetëdijshëm për gjendjen e klubit.
Megjithatë, është muaji maj dhe Barça ende nuk e ka bërë asnjë ofertë për të. Për më tepër, Laliga nuk ia ka idenë nëse Barcelona do të propozojë diçka që përshtatet me rregullat e tyre për ndershmërinë financiare.
E gjithë kjo tregon një gjë: Messi nuk do të kthehet në Barcelonë.
Ku jemi tani për tani?
Përkushtimi i Messit në Paris përfundon këtë verë, dhe duke qenë se ai nuk ka treguar shenja se dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në Francë, Barcelona dëshiron ta kthejë atë.
Megjithatë, ëndrrat e pothuajse të gjithëve në klub marrin një goditje të madhe nga realiteti i pashmangshëm.
Fatura e pagave e Barcelonës është rreth 600 milionë euro, të cilën i duhet ta ulë për rreth 200 milionë euro.
Para se Barça madje t’ia bëjë një ofertë formale Messit, ky ristrukturim financiar duhet të ndodhë patjetër, sepse nëse nuk ndodh – harroni Messin për momentin – klubi nuk do të jetë në gjendje t’i regjistrojë me kontratat të reja as lojtarët e vet si Gavi, Araujo, Marcos Alonso dhe Sergi Roberto, e as të finalizojë ripërtëritjen e kontratave apo të nënshkruajë me përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, me Inigo Martinezin e Athletic Bilbaos që ka arritur marrëveshje tashmë, sipas ekspertit të futbollit spanjoll Guillem Balague.
Klubi duhet ta dorëzojë një plan veprimi në Laliga, që nënkupton më shumë ulje pagash, shitje lojtarësh dhe të përforcohet me lojtarë të lirë. Ka madje fjalë për shkëputjen e kontratave të disa futbollistëve.
Vetëm pasi e gjithë kjo të rregullohen, Barcelona mund të mendojë të për t’i përforcuar me lojtarë të rinj, përfshirë Messin.