Dan Petrescu: Ballkani nuk do të humbë asnjë ndeshje në shtëpi, as ndaj Slavias e as ndaj Sivassporit
Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu, ka komentuar ndeshjen mes Ballkanit e skuadrës së tij, duke thënë se është i kënaqur me golin në minutat e fundit, ndërsa foli fjalë të mira për kampionin e Kosovës, duke thënë se ata nuk do të humbasin asnjë ndeshje në shtëpi dhe kanë shanse për të kaluar grupet.
"Është gjithmonë e vështirë të luash në Ligën e Konferencës apo në Ligën e Evropës në fazën e grupeve. Këtu kualifikohen vetëm skuadrat e mira, ne luajtëm ndaj një skuadre që është kampione dhe kur një skuadër është kampione kanë mentalitet të mirë. Ballkani ka mentalitet shumë të mirë, kanë trajner të mirë, lojtarë të mirë dhe normalisht që është ndeshje e vështirë.
Nëse e shikojmë që shënuam vetëm në fund të takimit, është mjaftë mirë për ne. Rastet në ndeshje i takuan skuadrës sime, ndërsa posedimin e topit e pati Ballkani.
Nuk jam i befasuar nga paraqitja e Ballkanit sepse kam shikuar tetë ndeshjet e tyre të fundit dhe mendoj se në shtëpi ata nuk do të humbin asnjë ndeshje, as kundër Slavias e as kundër Sivassporit, jam i sigurt për këtë.
Ne do të tentojmë të kalojmë grupet, kështu që kemi shanset tona por edhe Ballkani ka shanset e saja, të dy skuadrat kemi shanset për ta bërë këtë."
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes duke thënë se merituan më shumë, por tha që është i kënaqur me rezultatin dhe se për këtë meritat ia dedikon të gjitha futbollistëve të tij.
"Si prezantim i yni i parë në grupet e Ligës së Konferencës, duke pas parasysh se kë patëm përballë, një skuadër që merr pjesë rregullisht në këto gara, është rezultat i mirë.
Ajo që ishte e dukshme, që lojtarët e mi e kontrolluan ndeshjen, dhe për pjesën më të madhe nuk u duk kundërshtari në fushë. Më pëlqeu loja, sidomos ndërtimi i aksioneve poshtë.
Të them drejtën na mungoi kapiteni ynë, me përvojën e tij në mesfushë.
E vetmja pendesë është goli i pësuar në minuta e fundit.Jemi të kënaqur me ndeshjen e luajtur, jo me rezultatin, por paraqitja jonë tregon më shumë se barazimi në fushë.
Të gjithë kundërshtarët deri më tani janë serioz përveç La Fioritas, kështu që nuk ishte ndeshje e lehtë.
Të gjitha meritat për këtë paraqitje i kanë futbollistët, për të cilët e kam theksuar edhe më herët.
Daja foli edhe për lëndimin e pësuar të Zybës për të cilin tha se duket të jetë një kontraktim, ndërsa edhe për Edvin Kucin pret se do kthehet shpejtë.
Zyba në bazë të përvojës në futboll por jo e konfirmuar, ka vetëm një kontraktim në muskuj, ndërsa Kuc nuk ka lëndim serioz dhe nuk pritet që të mungojë shumë."
Ballkani debuton me barazim në Ligën e Konferencës
Ballkani ka siguruar një barazim 1:1 në Ligën e Konferencës kundër Cluj, ndeshje e cila ishte debutuese për kampionin kosovar.
Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e matur nga të dy skuadrat, ku nuk është se u shënuan shumë raste shënimi.
Dukshëm më e gjallë ishte pjesa e dytë, ku loja sulmuese prevalvoi dhe aksionet për shënim u rritën në të dy anët e portave.
Mirëpo, momenti magjik erdhi në minutën e 65-të, kur mbrojtësi me përvojë, Armend Thaçi, goditi bukur dhe saktë në afërsi të zonës, për t’i dhënë epërsinë skuadrës kosovare. Gol që çoi në këmbë të gjithë të pranishmit në shkallët e “Fadil Vokrrit”.
Ekipi i Ilir Dajës hasi në disa vështirësi deri në fund të ndeshjes, meqë Cluj sulmonte, por mbrojtja vazhdonte të ishte syhapur.
Gjithsesi, dushi i ftohtë erdhi në minutën e 91-të, kur shënoi Matias për skuadrën rumune, duke bërë që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat.
Këto ishin rezultatet tjera që u shënuan në Ligën e Konferencës
Tetë ndeshje u luajtën me fillim në ora 18:45 në Ligën e Konferencës, ku prodhuan këto rezultate:
Anderlecht 1:0 Silkeborg
Austria Vienna 0:0 H. Beer Sheva
Fiorentina 1:1 RFS
Hearts 0:3 Basaksehir
Nice 0:1 Koln (akoma nuk ka përfunduar)
Slovacko 3:3 Partizani
Villarreal 4:3 Lech
Armend Thaqi ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje. Tani Ballkani në epërsi ndaj Clujit 1:0.
Pas një aksioni mirë të ndërtuar, me pasime të bukura nga lojtarët e Ilir Dajës, i mundësoi mbrojtësit kosovar të dal përballë portierit, ku nuk gaboi.
Ky është gol historik, pasi që është goli i parë për skuadrat kosovare në garat evropiane.
Përfundon pjesa e parë ndërmjet Ballkanit e Clujit, rezultati ende i barabartë 0:0 pas 45 minutave të para të ndeshjes.
Ballkani e nisi më mirë ndeshjen, duke kontrolluar topin, por rrezikun e parë në portë e bëri skuadra mysafire.
Stivi Frashëri ishte në vend për ta pritur një goditje mjaftë teknike, por ai intervenoi sigurt edhe në disa gjysmë raste tjera. Ndërsa, në anën tjetër Ballkani arriti të rrezikojë për herë të parë në minutën e 30-të me anë të Ermal Krasniqit, por u ndal nga portieri mysafir.
Menjëherë pas rastit të Krasniqit, tentoi edhe Gripshi nga një distancë e largët, por topi i devijuar u ndal në duart e Scuffet.
Një gjysmë rast më herët gjatë lojës e pati edhe Bajram Jashanica, por goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë.
Në përgjithësi ndeshje e mirë deri më tani nga Kampioni i Kosovës.
Rumunët kanë arritur të rrezikojnë të parët portën në këtë ndeshje, por pas një gjuajtje të mirë nga distanca, ishte edhe më e mirë pritja e portierit të Ballkanit.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot zhvillon ndeshjen e parë në garën evropiane, Ligën e Konferencës. Pasi shkroi historinë me kualifikimin në këtë garë, tani është radha e ndeshjeve në grupe dhe ndeshja e parë është ajo kundër CFR Cluj të Rumanisë, ndeshje kjo që zhvillohet në Fadil Vokrri.
Për Ballkanin, kjo është ndeshja e parë në nivel grupesh në një garë evropiane, ndërsa rumunët kanë përvojë më të gjatë, duke marrë pjesë disa herë.
Përkundër që në letër Cluj është skuadër favorite, Ballkani do të tentojë të bëjë më të mirën dhe nuk do të tregojë fare inferioritet.