Lewandowski: Gjyqtarët po e mbysin La Ligën - NACIONALE

Lewandowski: Gjyqtarët po e mbysin La Ligën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, nuk ka kursyer fjalët ndaj gjyqtarëve të La Ligës, duke thënë se zyrtarët e ndeshjes po e mbysin elitën e futbollit spanjoll.

Lewandowski ka kritikuar standardin e gjyqtarëve në La Liga, duke këmbëngulur që gjyqtarët po e prishin lojën shumë. Mbetet për t'u parë nëse ai do të ndëshkohet për një sjellje kaq të ashpër, ashtu si në sezonin e kaluar kur Jose Gaya dhe Sergio Canales u suspenduan nga katër ndeshje për kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Robert Lewandowski Getafe Barcelona 2023-24

Duke folur për Meczyki, Lewandowski tha: “La Liga nuk është mjaft tërheqëse dhe sulmuese. Gjyqtarët po e vrasin ligën. Nuk e prisja që skuadrat e ligës spanjolle të ishin kaq ngurruese për të luajtur futboll”.

Reprezentuesi polak ka shënuar një herë këtë sezon, pasi ka shënuar 23 gola në 34 ndeshje sezonin e kaluar, me Barçën që mundi Cadizin dhe Villarrealin dhe barazoi me Getafen, në tri ndeshjet e para të zhvilluara në këtë fillim sezon.

Xavi

Katalunasit ndeshjen e radhës e zhvillojnë nesër (e diele) ndaj Osasunës, ku do të shpresojnë të fitojnë, në rrugëtimin për ta mbrojtur titullin kampion, që është sfida kryesore për skuadrën e Xavit Hernandezit.

Lajme të ngjashme