Legjenda gjermane: Interi s'ka çfarë të humbë në finale, Manchester City ka dobësi - NACIONALE

Legjenda gjermane: Interi s'ka çfarë të humbë në finale, Manchester City ka dobësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Interit, Jurgen Klinsmann, beson se Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez do të jenë lojtarë kyçë për zikaltrit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, bodësia e të cilit janë krahët.

Klinsmann e parashikoi finalen e 10 qershorit në Stamboll mes gjigantit të Serie A dhe kampionit të Premierligës në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

"Ndihem si çdo interist tjetër, por ka një dallim. Unë ndeshjen do ta shoh nga Seuli, puna më ka sjell këtu", tha Klinsmann.

Interi i ka humbur 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe pak njerëz kanë pritur që skuadra e Simone Inzaghit do të arrinte në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Dhe Klinsmann ishte në mesin e atyre: "Arritja në çerekfinale ishte arritje e madhe, por kush do ta priste finalen? Tani çdo gjë mund të ndodhë. Manchester City është fenomenal, por Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe kjo është gati përparësi"

"Interit do t'i duhet të jetë i bashkuar dhe një ndjesi e të qenit pjesë e kësaj. Prandaj besoj se italianët, posaçërisht Alesandro Bastoni dhe Nicolo Barella", shtoi ai.

Për më tepër ai beson se skuadra e Pep Guardiolës mund të jetë e cenueshme nëse e sulmon nga krahët.

"Çdo ekip ka dobësi. Kujtojeni Barcenlonën e Pepit, e cila, me kohë, ishte ndalur posaçërisht nga krahët. Mendoj se Inzaghi do t'i gjejë dobësitë. Ata do të kenë raste shënimi dhe duhet t'i shfrytëzojnë ato patjetër", theksoi 58-vjeçari.

Lajme të ngjashme