Laporta: Messi refuzoi Barcelonën pasi kaloi periudhë të vështirë te PSG
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se ylli argjentinas, Lionel Messi, refuzoi kthimin e tij te katalunasit për shkak të periudhës shumë të vështirë te kampionët francez, Paris Saint-Germain.
Barcelona bëri një tentim për të rikthyer Messin në klub nga PSG pasi ai njoftoi qëllimin e tij për t'u larguar. Megjithatë, Laporta pretendon se periudha e tij zhgënjyese në Francë, ku ai u vërshëllye nga tifozët pas një pezullimi kur udhëtoi në Arabinë Saudite, i ndryshoi mendjen për rikthimin e tij në Camp Nou.

Presidenti i Barcelonës tha në një intervistë për Mundo Deportivo: “Lojtari e donte kalimin, babai e donte, por ritmi i situatës ishte ndryshe. Nuk e donim atë që ndodhi herën e fundit. Ai na tha se vendosi të bashkohej me Inter Miamin sepse kishte kaluar sezone shumë të vështira në Paris, ku ishte nën presion të madh, ndërsa në Miami do të ishte më i qetë dhe mund të mendonte për kombëtaren dhe vetën, megjithëse donte të vinte te Barça, ai nuk donte të kalonte një vit tjetër si te PSG. Është e kuptueshme dhe ne po punojmë për një nderim të madh për Messin që Barca duhet ta bëjë.”

Messi u bë një legjendë te Barcelona, duke fituar gjithçka që duhet për të fituar, por ai ishte i vendosur të kalonte te Inter Miami në MLS, pasi shkoi në Shtetet e Bashkuara për pushim në fund të sezonit.