LAJM I MIRË: Plisat e Prishtinës nuk e fishkëllejnë himnin e Kosovës
Tifozëria e Sigal Prishtinës, “Plisat” pas një kohë të gjatë nuk e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.
Sigal Prishtina është duke u përballur me klubin mitrovicas, Trepça në kuadër të finales për Kupën e Kosovës.
Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen në fillimin e ndeshjes ishte momenti kur “Plisat” e ‘respektuan’ himnin e Kosovës.
Siç dihet “Plisat” zakonisht e fishkëllejnë himnin e Kosovës duke e kënduar atë të Shqipërisë, por kjo gjë nuk ndodhi sot. Në fakt, ata kënduan himnin kombëtarë, mirëpo pa e përdhosur atë të Kosovës.
Pas kësaj u dëgjuan edhe disa brohoritje si “Shqipëri Etnike”.
Prishtina momentalisht është në epërsi prej tre pikësh (17:20), me finalen që po zhvillohet në Rahovec.