Kylian Mbappe e thyen një rekord të Leo Messit në Ligën e Kampionëve
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka kaluar bashkëlojtarin e tij te kampioni i Francës, Lionel Messin, pasi shënoi golin e tij të 40-të në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit dje.
Reprezentuesi francez shënoi një gol mahnitës nga distanca për të hapur rezultatin në përballjen e tyre kundër Juventusit, të cilin PSG e fitoi me rezultat 2-1. Përpjekja solo e Mbappes ishte goli i tij i 40-të në Ligën e Kampionëve, dhe ai tani është lojtari më i ri që ka arritur këtë pikë në moshën 23 vjeç e 316 ditë, duke mposhtur rekordin e vendosur nga Lionel Messi kur ishte 24 vjeç e 130 ditë.
At 23 years 316 days old, Paris Saint-Germain forward @KMbappe is the youngest player to hit the 40-goal mark in the @ChampionsLeague, a record previously set by Lionel Messi at 24 years 130 days. 🙌❤️💙#JUVPSG pic.twitter.com/IYVXCKpmgl
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 2, 2022
Mbappe më herët kishte thyer rekordin e lojtarit më të ri që ka shënuar 15, 20, 25 dhe 30 gola në Ligën e Kampionëve, duke kaluar Messin çdo herë. Sidoqoftë, Erling Haaland i Manchester Cityt që atëherë i ka arritur ato momente më të shpejta se Mbappe dhe aktualisht është vetëm nëntë gola prapa 40 golave me 19 muaj në dorë për ta thyer edhe këtë.

Duke parë formën e sulmuesit norvegjez në Manchester City, ku në 15 paraqitje ka shënuar 22 gola në të gjitha garat, ndërsa pesë prej tyre i ka shënuar në Ligën e Kampionëve, kjo shifër me 19 muaj në dorë është shumë e arritshme.
.jpg?format=jpg)
22-vjeçari edhe pse nuk luajti në ndeshjen e fundit për qytetarët, me shumë gjasë do të kthehet në fushën e blertë për ndeshjen e fundjavës, ndaj Fulhamit që e zhvillon të shtunën.
Në anën tjetër dy lojtarët e kampionit francez do të jenë në aksion në fundjavë kur PSG do të përballet me Lorient në Ligue 1.
Parisienët po kalojnë në formë tejet të mirë, me treshen Mbappe-Neymar-Messi që po janë produktiv si asnjëherë më parë.
