“Kush, unë?” – Momenti qesharak kur Morata nuk e kupton se ka shënuar gol për Atletico Madrid - NACIONALE

“Kush, unë?” – Momenti qesharak kur Morata nuk e kupton se ka shënuar gol për Atletico Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Atletico Madridit, Alvaro Morata, u bë pjesë i një momenti qesharak, kur shënoi golin për 2:0 në fitoren ndaj Elches, por nuk ishte i vetëdijshëm që kishte shënuar gol, kështu duke e pyetur Antoine Griezmann se kush shënoi.

Përfaqësuesi spanjoll shënoi për të dyfishuar rezultatin, ku goditja e tij u devijua nga portieri mysafir, që ishte goli i fitores 2:0, me golin hapës të Joao Felix.

Por Morata nuk e kuptoi se ishte ai që dërgoi topin në rrjetë, pasi paraprakisht u përfshi në një duel me mesfushorin e Elches, Clerc, përpara se goditja e tij të përfundonte prapa krahëve të Edgar Badia.

Topi kalo vijën fatale, megjithatë Morata e kuptoi se kishte shënuar vetëm kur ka finalistin e Kupës së Botës, Antoine Griezmann, duke festuar për golin.

Pamjet brilante u shfaqën më vonë në rrjetet sociale të një Morata të hutuar duke pyetur Griezmann - i cili çuditi me një stil të ri flokësh ngjyrë rozë – se kush e shënoi golin.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Chelseat, i cili vazhdon të lidhet me një kalim huazimi te Manchester United, tha për Movistar: “Isha në tokë dhe mendova se ishte një gol nga Griezmann. Mendova se pasi kishte rikuperuar topin, ai kishte shënuar. Ishte e rëndësishme të fitonim. Sidomos në stadiumin tonë, duam që tifozët ta kenë një fund të mirë të vitit të tyre. I falënderojmë për mbështetjen që na bënë.”

Fitorja 2:0 ndaj Elches në Metropolitana, Atletico Madridin e dërgon në pozitën e tretë për momentin me 27 pikë në 15 ndeshje të zhvilluara, një më shumë se Sociedad që ka një lojë më pak dhe 10 pikë më pak se lideri Barcelona.

Lajme të ngjashme